e hënë, dhjetor 26, 2005

Aspekte teorike të KOMBFORMIMIT dhe SHTETEFORMIMIT


Aspekte teorike të KOMBFORMIMIT dhe SHTETEFORMIMIT

Mag. Bekim Baliqi
PARATHENIE
Si rrjedhoje e shekullarizimit te shoqërive perëndimore kah mesi i shekullit 17 -sidomos pas Paqes se Vestfalisë-1646, sidomos ne vazhden e Iluminizmit fillojnë botëkuptimet fetare te zbehen dhe shoqerite marrin gjithnjë e me shumë karakterin e komuniteteve politikisht te organizuara. Ne kete atmosfere te konflikteve te ashpra, por edhe te krizes se pushtetit te kishes dhe mbretit, filluan ideologjite e reja shoqeore e politike te e permbushen nje zbrastesire qe la pas veti botëkuptimi fetar dhe legjitimi monarkist i pushtetit. Prandaj ishte nevoje imediate e kohes, formimi i nje rendi dhe organizimi te ri shoqerore e politik, pra edhe te krijimit te shtetit “demokratik” - p.sh. kujtoni kerkesat e revolucionit Francez, qe ishin vendimtare per legjitimimin e shtetit dhe pushtetit.
Kështu zanafillën shteti por edhe kombi (modern), e kishin ne Evropën e shekullit te 18-te, modelet e ndryshme te formimit te saj u eksportuan me vone edhe ne mbare rruzullin tokësor. Gati dy shekuj me pas, atëherë kur shume njerëz- nder ta edhe studiuesi i spikatur i nacionalizmit Eric Hobsbawm-, menduan se nacionalizmi dhe krijimi i komb-shteteve te reja kishte marre definitivishte fund, u kthye Evropa përsëri ne epokën dhe arenën e te ashtuquajturës “nacionalizmit te ri”.
Rënia e sistemit komuniste ne fillim te viteve nëntëdhjeta, la pas vetes jo vetëm një vakum te rrezikshëm shoqëroro-politik por qoj edhe te shpërbërja e shteteve shumëkombëshe, siç ishin Bashkimi sovjetik, Cekoslovakia dhe Jugosllavia. Ne vazhdën e këtyre proceseve dhe ne kete konstelacion te ri politik, ndodhen secesione respektivisht luftëra për vetëvendosje, që si rezultat final patën krijimin e shteteve te reja. Formimi i shteteve te reja u bë përgjatë kufijve nacionale dhe i jepen kështu një kuptim te ri si shtetformimit ashtu edhe kombformimit. Kështu edhe temat mbi kombin dhe shtetin u bene përsëri atraktive dhe objekt studimi per shume studiues te shkencave shoqërore. Kjo ndodhi se paku për dy arsye, se pari për shkak te paradigmës shkencore (pra teorive, tezave dhe njohurive te reja) dhe e dyta për arsye te rëndësisë dhe lidhshmërisë me zhvillimet aktuale ne botë.

DEFINIMI DHE DIFERENCIMI
Kombformimi dhe Shtetëformimi përkundër faktit se shpesh përdoren, respektivisht ngatërrohen për te përcaktuar te njëjtën gjë, këto ne esence janë te ndryshme si nocione ashtu edhe si procese te vecanta. E para eshte nje proces dhe nje koncept shume me i gjere dhe me kompleks, qe nenkupton pervec tjerash edhe identifikimin e popullates si nje bashkesi e organizuar politike me shtetin e vet. Keshtu per shembull ne gjuhen angleze por edhe gjermane termi “Nation-building” mirret si proces i formimit te kombit dhe njekohesisht te komb-shtetit (nationalstate) qe per baze kan modelin evropiane dhe amerikane te krijimit te komb-shtetit.
Ndersa shteteformimi mund te mirret si synim per arritje te qellimit primar te cdo kombi, pra te krijimit te shtetit vetanak. Ne shumicen e rasteve shteteformimi i parapriu kombformimit, edhepse ka mjaft raste historike qe e deshmojne te kunderten. Keto dy fenomene ishin rezultat i veprimeve dhe vendimeve (jo ralle arbitrare) politike dhe ushtarake, qe ishin dhe mbesin shkake i lufterave dhe konflikteve te pergjakshme.
Qe te i qasemi sa me mire temes sone te studimit, eshte e nevojshme fillimisht definimi i ketyre nocioneve. Kjo mund te arrihet ne këtë rast vetëm atëherë kur te i përkufizojmë dy nocionet themelore, pra atë Komb dhe Shtet.
Sado te thjeshta apo te vetekuptueshme qe te duken keto dyja ne shikim te pare, perceptimi dhe interpretimi i ketyre nocioneve peson ndryshime si ne aspektin historik-kohor ashtu edhe ne ate hapesinor-gjeografik. Per shembull interpretimi i kombit ne periudhen e romantizmit dallon rrenjesishte nga i sotshmi, sikurse qe dallon kuptimi i shtetit ne vendet si Norvegjia apo Pakistani.

...vazhdon me PERKUFIZMI I NOCIONIT KOMB....