e hënë, dhjetor 26, 2005

PERKUFIZMI I NOCIONIT KOMB

Mag. Bekim Baliqi
Termi komb (ndryshe nga nocioni nacion) burimisht ne gjuhen arabe “khaum” ka domethenien e fisit apo bashkesise se ”gjakut”, kjo fjale sipas gjitha gjasave eshte huazura dhe vene ne perdorim nga Rilindasit kombetar shqiptar dhe eshte sinonim i fjales nacion qe perdoret ne trajta te ndyshme ne shumicen e gjuheve euro-perendimore. Termi nacion e ka prejardhjen nga fjala latine natio (qe rrjedh nga fjalet “nasci” dhe “natalis”) qe donte te thoshte fis dhe gjini, ndersa ne kohen e Mesjetes kjo fjale perdorej si sinonim per “prejardhje” (Bruckmüller, 1994: 24-32) si dhe perdorej ne vend te “Certifkateve te lindjes dhe te prejardhjes” (Hobsbawm, 1992: 27). Natio ishte pra term i shumekuptimshem, keshtu thekson politologu gjerman Herfried Münkler, se: „`Natio´ could be used to refer to a city and its surroundings in one case, and in another to refer to a region and finally could even serve to label an extremely wide area encompassing many peoples. The term was polysemic: it meant many things.” (Münkler, 1999: 290 ) Edhe kolegu i tij neozelandes ve ne pah faktin se me Nation nenkutpohej pervec fisit, races dhe popullates edhe nendarja e studenteve ne Universitetet evropiane te mesjetes. Kjo nendarje rezultonte ne baze te vendit respektivishte regjionit te prejardhjes. Keshtu p.sh Universiteti i Aberdeen-it perbehej prej ketyre “nacioneve”; Mar, Buchan, Murray dhe Angus, ndersa Universiteti i Parisit kishte keto; Francia, Picardia, Normandia dhe Germania. (Minogue, 1970: 11). Ne kete kontekst Universiteti i Prishtines bie fjala do te mund te perbehej nga “nacionet” e Tetovareve, Gjakovareve, Ulqinakeve apo Preshevareve. Ne kuptimin e gjere te fjales, termi nacion perfshine disa segmente te perceptimit dhe mund te jete nje;
a) nje bashkesi me (ose besim ne) prejardhje te perbashket
b) bashkësi e gjuhës dhe kultures se perbashket
c) bashkesi politike dhe shteterore
d) vendi i perjardhjes (ne botekuptimin mesjetar)
Per shkake te kompleksitetit te ketij termi shume studies te nacionalizmit i shmangen qellimisht nje definimi te prere te kombit. Historiani britanez Eric Hobsbawm autor i një mori veprash per kombin dhe per nacionalizmin, ne hyrjen e librit “Nations and Nationalism since 1780” shkruan keshtu: „(T)his book assumes no a priori definition of what constitutes a nation. As an initial working assumption any sufficiently large body of people whose members regard themselves as members of a `nation´, will be treated as such.” ( Hobsbawm, 1992: 6). Ne menyre te ngjajshme edhe disa autore te tjere si p.sh. Kenneth R. Minogue, Hugh Seton-Watson e trajtojne problematiken e perkufizimit te kombit, duke e futur kete nocion ne nje kategori te perbashket me nacionalizmin. Mirepo ne parim ekzistojne dy modele te spjegimit te asaj se cka eshte kombi. Sipas ketij klasifikim dikotomik kombi ndahet ne baze te kriterieve kulturore - objektive dhe ne ato politike respektivisht subjektive.
I pari qe e beri kete diferencim ishte historiani gjerman Friedrich Meinecke, i cili qysh ne vitin 1907 keto dy modele ose forma te kombit i ndau ne “Kombshteteror” (Staatsnation) dhe ne “Kombkulturor” (Kulturnation). Duke fillura qe nga shkencetari amerikan Hans Kohn qe me 1944 kete diferencim e shqyrtoj me gjeresisht duke pohuar se ky model perkon me dallimet ndermjet formimit te kombit ne perendim dhe ne lindje e deri tek autori kanadez Micheal Ignatieff (Gjaku dhe Pekatesia) qe kete nendarje e karakterizon ne modele etnike dhe qytetare te kombformimimit, dualizmi dhe dikotomia per kombin dhe kombformimin mbizoteron thuaja ne te gjitha teorite, analizat dhe veprat qe objekt studimi kane kombin apo nacionalizmin. Pjesa me e madhe e librave, punimeve shkencore apo artikujve serioz per nacionin dhe komponentet tjera te saj (si; nacionalizmi, identiteti nacional, vetedija nacionale, mitet nacionale etj) fillojne me pyetjen; “Cka eshte Kombi?”.
Prandaj kesaj pyetje parimore eshte munduar mendimtari franqez Ernest Renan nder te paret te iu pergjigjet. Ne ligjeraten e tij te njohur po me titullin Cka eshte kombi? nga viti 1882 te mbajtur ne Universitetin e Sorbones, u pergjgjje thjeshte por majft kuptueshem se Nacioni eshte plebishit i perditshem ( plebiscite de tous le jours). Ai po aty e spjegoj se ne per cdo dite e akceptojme ne menyra te ndryshme identitetin tone nacional, respektivishte ne kete e manifestojme ne menyra dhe me veprime te ndryshme. Poashtu pohonte Renani se vetedija kolektive pason nga kujtesa kolektive e cila eshte e nderlidhur me harresen kolektive, kete e argumentonte ai me ate se shume franqez duhej te harronin a jane Alzaz apo Breton ne menyre qe te vendosin per te qene franqez te ri. Duke u mbeshetur ne Eugen Weber qe ka bere nje punim per Francen e pasrevolucionit apo duke u mbeshetur ne studiuesin e mirenjohur te nacionalizmit Eric Hobsbawm i cili pohon se vetem nje e treta e popullsise ne ate kohe mund te flisnin gjuhen frenge ndersa tek italianet deri ne fund te shekullit 19-te edhe me pak e flisnin italishten zyrtatre. Del se hipoteza e Renanit mund te mirret si i besueshem dhe i qendrueshem.
Karakterstik per cdo komb sidomos ne fazen e saj etabluese eshte organizimi politik qe vjene si rrjedhoje e nje bashkesie kultorore si dhe deshira ose qellimi per te pasur nje shtet vetanak. Keshtu Gellneri ne librin e tij te fundit “Nationalizmi. Kultura dhe Pushteti.” thekson se nacionalizmi eshte nje forme e mendimit politik qe bazohet ne faktin, se bashkesia shoqerore duhet te jene kongruente me njesine kulturore. (Gellner 1995:17) Mirepo disa studiues te tjere nuk kenaqen me kaq. Per shembull Wallker Connor mendon se nuk mjafton vetem te pyesish “Cka eshte Nacioni?” pa pyetur edhe “Kur mund te flitet per nje Nacion?”. Eshte shkolla e njohur si primordaliste e cila pohon se kombi nuk eshte thjeshte prodhim i modernes dhe rezultat i industralizimt, por se rrenjet e saja jane me hershme dhe se ne forme te tjera ekziston- p.sh etniciteti mirret si paraprijes i saj, qysh ne shoqerite e para arkaike, ishin nje lloj kombi.
Ne pergjithesi studimi i nacionalizmit balafaqohet ne aspektin teorik me shume rryma mendore dhe me nje mori te pakufijshem perkufizimesh dhe spjegimesh. Prandaj kombi dallon si ne kontekstin hapesinor (ose gjeografik) edhe ne kontekstin kohor (apo historik), keshtu qe definimi i tij eshte i varur se cilat faktor quan ne formim dhe cialt kriterie mirren per baze te saj, si dhe varet se ne cilin kontekst e shqyrtojme ne kete fenomen shoqer dhe politik.

Aspekte teorike të KOMBFORMIMIT dhe SHTETEFORMIMIT


Aspekte teorike të KOMBFORMIMIT dhe SHTETEFORMIMIT

Mag. Bekim Baliqi
PARATHENIE
Si rrjedhoje e shekullarizimit te shoqërive perëndimore kah mesi i shekullit 17 -sidomos pas Paqes se Vestfalisë-1646, sidomos ne vazhden e Iluminizmit fillojnë botëkuptimet fetare te zbehen dhe shoqerite marrin gjithnjë e me shumë karakterin e komuniteteve politikisht te organizuara. Ne kete atmosfere te konflikteve te ashpra, por edhe te krizes se pushtetit te kishes dhe mbretit, filluan ideologjite e reja shoqeore e politike te e permbushen nje zbrastesire qe la pas veti botëkuptimi fetar dhe legjitimi monarkist i pushtetit. Prandaj ishte nevoje imediate e kohes, formimi i nje rendi dhe organizimi te ri shoqerore e politik, pra edhe te krijimit te shtetit “demokratik” - p.sh. kujtoni kerkesat e revolucionit Francez, qe ishin vendimtare per legjitimimin e shtetit dhe pushtetit.
Kështu zanafillën shteti por edhe kombi (modern), e kishin ne Evropën e shekullit te 18-te, modelet e ndryshme te formimit te saj u eksportuan me vone edhe ne mbare rruzullin tokësor. Gati dy shekuj me pas, atëherë kur shume njerëz- nder ta edhe studiuesi i spikatur i nacionalizmit Eric Hobsbawm-, menduan se nacionalizmi dhe krijimi i komb-shteteve te reja kishte marre definitivishte fund, u kthye Evropa përsëri ne epokën dhe arenën e te ashtuquajturës “nacionalizmit te ri”.
Rënia e sistemit komuniste ne fillim te viteve nëntëdhjeta, la pas vetes jo vetëm një vakum te rrezikshëm shoqëroro-politik por qoj edhe te shpërbërja e shteteve shumëkombëshe, siç ishin Bashkimi sovjetik, Cekoslovakia dhe Jugosllavia. Ne vazhdën e këtyre proceseve dhe ne kete konstelacion te ri politik, ndodhen secesione respektivisht luftëra për vetëvendosje, që si rezultat final patën krijimin e shteteve te reja. Formimi i shteteve te reja u bë përgjatë kufijve nacionale dhe i jepen kështu një kuptim te ri si shtetformimit ashtu edhe kombformimit. Kështu edhe temat mbi kombin dhe shtetin u bene përsëri atraktive dhe objekt studimi per shume studiues te shkencave shoqërore. Kjo ndodhi se paku për dy arsye, se pari për shkak te paradigmës shkencore (pra teorive, tezave dhe njohurive te reja) dhe e dyta për arsye te rëndësisë dhe lidhshmërisë me zhvillimet aktuale ne botë.

DEFINIMI DHE DIFERENCIMI
Kombformimi dhe Shtetëformimi përkundër faktit se shpesh përdoren, respektivisht ngatërrohen për te përcaktuar te njëjtën gjë, këto ne esence janë te ndryshme si nocione ashtu edhe si procese te vecanta. E para eshte nje proces dhe nje koncept shume me i gjere dhe me kompleks, qe nenkupton pervec tjerash edhe identifikimin e popullates si nje bashkesi e organizuar politike me shtetin e vet. Keshtu per shembull ne gjuhen angleze por edhe gjermane termi “Nation-building” mirret si proces i formimit te kombit dhe njekohesisht te komb-shtetit (nationalstate) qe per baze kan modelin evropiane dhe amerikane te krijimit te komb-shtetit.
Ndersa shteteformimi mund te mirret si synim per arritje te qellimit primar te cdo kombi, pra te krijimit te shtetit vetanak. Ne shumicen e rasteve shteteformimi i parapriu kombformimit, edhepse ka mjaft raste historike qe e deshmojne te kunderten. Keto dy fenomene ishin rezultat i veprimeve dhe vendimeve (jo ralle arbitrare) politike dhe ushtarake, qe ishin dhe mbesin shkake i lufterave dhe konflikteve te pergjakshme.
Qe te i qasemi sa me mire temes sone te studimit, eshte e nevojshme fillimisht definimi i ketyre nocioneve. Kjo mund te arrihet ne këtë rast vetëm atëherë kur te i përkufizojmë dy nocionet themelore, pra atë Komb dhe Shtet.
Sado te thjeshta apo te vetekuptueshme qe te duken keto dyja ne shikim te pare, perceptimi dhe interpretimi i ketyre nocioneve peson ndryshime si ne aspektin historik-kohor ashtu edhe ne ate hapesinor-gjeografik. Per shembull interpretimi i kombit ne periudhen e romantizmit dallon rrenjesishte nga i sotshmi, sikurse qe dallon kuptimi i shtetit ne vendet si Norvegjia apo Pakistani.

...vazhdon me PERKUFIZMI I NOCIONIT KOMB....

e enjte, dhjetor 15, 2005

Shoqeria e hapur vs. shoqeria civile

SHOQERIA E HAPUR vs. SHOQERIA CIVILE.

Mag. BEKIM BALIQI
Jane dy mendimtar te medhenj qe me idete dhe veprat e tyre ndikuan dukshem ne mendimin moderne politik. Qe te dy kishin emrin e njejte- Karl, ishin gjermanofoles, emigruan dhe vdiqën ne Londër. Por dallimet ndermjet Marksit qe jetoj ne shekullin ne XIX dhe bota ideologjike e se cilit pas 1990-s u rrenua teresishte dhe ndermjet Popperit, qe veproj nje shekull me pas si perkrahes i liberalizmit politik dhe kundershtar i flaket i marksizem-komunizmit, janë bindshem me evidente se ngjajshmeri e rastësishme.
Per publikun kosovar shume me pak i njohur se Marksi, eshte Karl Raimund Popper, i cili si i ri vete ishte Marksist dhe anetare i se ashtuquajturit « Qarkut Vjenez » nje grupi shkencetaresh e intelektualesh me idete demagogjike te te cileve shpejte bie ne mospajtim. Per kete shkake i mbete nofka « opozite e brendshme ». Si teoricient i shkences shkruan vepren e tij te pare Logjika e Hulumtimit (Logik der Forschung) me 1935.
Si kunderpergjigje e shkrimit te Marksit Mjerimi i Filozofise ( Das Elend der Philosophie) nga e cila del ajo thenia e famshme se “filozofet deri tani vetem filozofuan mbi boten por nuk e ndryshuan ate” shkraun Popperi vepren Mjerimi i Historicizmit (Das Elend der Historizismus) ku mbron Tezen se asnje filozof ose intelektual s´mundet te profetizoj mbi nje bote ideale qe del shpeshe utopike por me shkembim idesh dhe diskutime mund te kontribuoj ne permiresimin e kushteve shoqerore. Poashtu ai kundershton Wittgensteinin, maksima e te cilit edhe tek disa intelektual kosovar ka ndikim te madhe se “per gjera te cilat njeriu (apo filosofi ne kete rast) nuk mund te flase duhet te heshte”.
Perkundrazi vetem me thyerjen e tabuve, me verifikimin apo falsifikim ( Teze-Antiteze) mund te arrijme te ndonje dijeni, ishte i bindur Popperi. Ne vend te “dialektizmit” Hegelian ai ofroi ne menyre mjafte sqaruese “Kritiken racionaliste” simbas se ciles vetem permes nje vleresimi racional dhe me argumentim mund arrijme deri tek gjendja optimale.
Persiatjet e tij politike ishin produkt i kohes ne te cilen ai jetoj, si deshmitare i gjalle i dy lufterave boterore dhe i “Luftes se Ftohte” shkruan vepren kapitale te dy vellimshme Shoqeria e hapur dhe armiqte e saj (The Open Society and Its Enemies) rendesia e se ciles ne filozofine politike eshte e pakontestueshme. Ai mendonte me nje bindje te thelle se qe nga Platoni si filozof i pare politik i njohur, behet gabimi qenesor qe qon jo ralle edhe te ndermarjet fatale ne politike. Keshtu per shembull brenga “Kush duhet qeverisur?” ne fakt eshte teresishte e gabuar, sepse neve duhet ta na intereson shume me teper ceshtja “Si te shmanget nje qeverisje e keqe?”.
Asnje parti, grupim apo levizje politike sado qe te jete e legjitimuar apo e besuar tek perkrahesit nuk mund te jete ne gjendje, qe jeten e qytetareve ne ate mase te e permiresojne sic munden vete individet si subjekte vepruese me vetedije te larte dhe pergjegjesi kolektive kete te arrijne. Poashtu cdo ideologi politike qe pretendon njerezit apo shoqerine permes programeve (apo “STANDARTEVE”) te caktuara te i beje te lumtur eshte i gjykuar te deshtoj,pohonte Popperi. Ngase funksionimi i sistemit shoqerore eshte teper kompleks e i nderlikuar andaj eshte e pamundur nga rrafshi vertikal te planifikohet zhvillimi i saj. Per shkake te dyshimit qe kishte ne “Shtetin” (p.sh; ne shtetin ideal te Platonit) si instrument autoritar e me kete shpeshe edhe totalitar Popperi i jep perparesi nje shoqerie te hapur (pluraliste dhe demokratike) ku individi ka liri dhe mundesi zgjedheje.
Eshte fakt i njohur qe Populli nuk mund vete te qeverise por mund te i kete institucionet qe permes Mediave, Opozites dhe formave te tjera shoqerore te Kritikes (si Protesta, Greva apo plebishitit) i kontrollon, ndikon ne to dhe ne rast nevoje i ndrone ato. Kete e quante ai “Inxhiniering shoqerore” (piecmal social engineering) kurse sot ne e njohim si principe te patjetersusehme demokratike.
Mirepo zhivvilmet globale ne shume fusha jetesore qe ndodhen sidomos ne keto dy decenie te fundit, te njohur me perkufizimin gjeneral si Globalizim e bene mekanizmin e kontrollimit dhe ndikimit te pushtetit politik, te shumeanshem dhe me kete tejet kompleks. Keto ndryshime dinamike ndikuan ne formimin e OJQ-ve qe shpeshe si pergjithesim definohet si shoqeri civile. Shoqeria civile si koncept ishte e njohur qysh ne Mesjeten e vonshme, mirepo kishte nje kuptim te ndryshem me ate moderne. Ishin disidentet Çekosllovak e Polak ata qe e kthyen kete term perseri per te arritur nje qellim politik. Historiani i njohur anglez Thimoty Garton Ash kishte bere nje hulumtim ne ish-vendet kommuniste ne fillim te viteve 1980-ta dhe te botuar ne lilbrin “The uses of adversity” ( Perdorimi i se kundertes). Ai pohon aty se shoqeria civile ne keto vende atebote ishte qellim i atyre intelektualeve qe synonin te e ndanin jeten publike prej asaj private, gjuhen zyrtare prej asaj jozyrtare dhe shkurt te i japin fund asaj jete te dyfishte. Tash pas me shume se nje cerek shekulli, shtrohet pyetja cfare qellimi mund te kete nje shoqeri civile? Ne mos lirine e shprehjes se mendimt dhe fjales se lire? Apo thjeshte shoqeria civile eshte cdo organizim shoqeror pertej partive politike?
Keshtu vihen perballe njre tjetres dy koncepte qe jane aq shume te ngjajshme dhe njekohesishte aq te ndryshme. Te ngjajshme sepse jane kunder te njejave gjera dhe te ndryshme sepse ndjekin rruge te kunderta per te e arritur qellimin.
Prandaj doemosdo kthehemi te pyetja cilen rruge duhet te e ndjek shoqeria jone ne kete faze tranzicioni, ate te OJQ-ve qe ndjekin donacione apo te nje shoqerie sic e deshironte Popperi?
Pergjigjen ne kete dileme do te mund te jape vetem koha, por angazhimi yne nuk duhet te jete vetem i bazuar ne shprese se koha punon ne kete drejtim. Ngase koha nuk do te thote detyrimisht edhe ardhmeri!

e mërkurë, dhjetor 14, 2005

CALL FOR PAPERS

Te gjithe studiuesit e shkencave politike si dhe atyre shoqerore jane te inkurajuar te publikojne punimet e tyre ketu.

Miresevini ne faqe te Grupit te studenteve te shkencave politike.